Ndërlidhjet

Nju Jork: Al-Kaida publikon gazetë propagandistike


Raportohet se al-Kaida po përgatitet për publikimin e një gazete në gjuhën angleze në Internet.

Zyrtarët antiterror dhe analistët e terrorizmit thonë se gazeta me emrin Inspirimi, do të udhëhiqet nga dega e al-Kaidës në Jemen.

Ky është i njejti grup, që ishte i ndërlidhur me sulmin me bombë në një aeroplan amerikan, në Ditën e Krishtlindjeve.

Aktualisht, grupi po e promovon gazetën në Internet, me ç’rast premtohet “dhuratë speciale për kombin Islamik”.
XS
SM
MD
LG