Ndërlidhjet

PDSH do mbetet jashtë Parlamentit


Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë jashtë Parlamentit. Këtë vendim pritet ta marrë kuvendi qendror i kësaj partie në Tetovë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në fjalën e tij theksoi se “pasi qeveria dhe institucionet e shtetit nuk morën parasysh ofertën e PDSH-së për marrëveshje të re politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve, pas ndryshimeve të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, PDSH-ja kërkon themelimin e Parlamentit dydhomësh ose themelimin e një institucioni tjetër siç është senati”.

Thaçi tha se PDSH-ja kërkon të hapet dialog më i gjërë për këtë çështje.

PDSH-ja, gushtin e vitit të kaluar, mori vendim për bojkotimin e punimeve të Parlamentit, pasi me këtë hap dëshiron të dërgojë sinjale me metoda krejtësisht demokratike se mënyra e funksionimit të Parlamentit të Maqedonisë është sterile dhe e varur nga urdhrat e ekzekutivit, se marrëveshjet e arritura nuk përmbushen, ndërsa qeveria ringjall kursin shekullar dhe përqafon ideologjinë klerike.
XS
SM
MD
LG