Ndërlidhjet

WSJ: "Turqia e humbi Turqinë"


"Wall Street Journal"

Presidenti amerikan, Barak Obama, javën e kaluar, pjesërisht ka fajësuar Bashkimin Evropian për largim të supozuar të Turqisë nga Perëndimi, duke e zvarritur pranimin e këtij vendi në BE.

Por, zoti Obama po e përzien shkakun dhe efektin. Problemi real është se Partia Islamiste për Drejtësi dhe Zhvillim në Qeverinë e Turqisë, nuk e ndan ëndrrën e një Turqie liberale perëndimore.

Në këtë kuadër, është koha që të pranohet se arsyeja përse Turqia nuk do t’i bashkohet së shpejti BE-së, nuk është për shkak të rezervave evropiane ndaj vendit mysliman, por për shkak të rezervave të Qeverisë turke ndaj vlerave evropiane.

Gjërat dukeshin shumë më ndryshe kur Brukseli i hapi bisedimet për anëtarësim me Ankaranë në vitin 2005. Në atë kohë, dukej se qeveria ishte e përkushtuar t’i bashkohej BE-së.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), pasardhëse e Partisë Islamike të Mirëqenies, e cila ishte ndaluar në vitin 1998, u paraqit në vitin 2001 me një platformë joislamiste. Partia u lirua nga retorika anti-evropiane, që e përdorte Partia e Mirëqenies Islamike dhe mori pozicionin e mbështjetjes së procesit të anëtarësimit.

Partia Islamiste e Mirëqenies, e njohur si Refah, e kishte kundërshtuar BE-në, duke e cilësuar si “kapitaliste dhe klub i krishterë”.

Megjithëqë, Partia për Drejësi dhe Zhivllim paraqitet si pro perëndimore, ajo nuk ka pikëpamje strategjike të anëtarësimit në BE. Ajo e përdor procesin drejt Bashkimit Evropian vetëm si mashtrim taktik për ta fshehur imazhin islamist, për ta fituar legjitimitetin perëndimor dhe për ta zvogëluar fuqinë e ushtrisë sekulare.

Duke pasur parasysh se ata që e bënë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, ishin të pëlyqer për burokratët e Brukselit dhe për liberalët turq, kjo parti iu shmang procesit të pranimit në BE, duke mos i kaluar reformat e ashpra, në momentin kur pritej që ato të implementoheshin.

Në një demonstrim publik të mungesës së interesimit për Evropën, Partia për Drejtësi dhe Zhivllim, vitin 2005 e shpalli “Vit të Afrikës”.

Si pasojë, procesi i reformave në Turqi, jo vetëm që u ndal, por ai u përkeqësua.

Derisa qeveria ishte drejtuar në burgosjen e gazetarëve kritikë nën arsyetimin se ata po planifikonin grushtshtet, Turqia shënoi rënie për 20 pikë në Indeksin e Lirisë së Shtypit nga Organizata Reporterët pa Kufij.

Në monitorimin e vitit të kaluar, Turqia u radhit e 122-ta nga 175 vende, që paraqet rënie në krahasim me vendin e 102-të në vitin 2008.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim i ka shfrytëzuar akuzat për komplot për t’i marrë në shënjestër kundërshtarët politikë në media, në ushtri dhe në akademi.

Por, mendohet se ekziston një dritë e vogël e shpresës. Kjo ka ndodhur me zgjedhjen për lider të Partisë Popullore Republikane opozitare të personit pro-evropian, Kemal Kiliqdaroglu, i cili e ka shprehur përkushtimin e tij për BE-në. (f.b.)
XS
SM
MD
LG