Ndërlidhjet

Eshton dënon sulmin në Iran


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka dënuar ashpër sulmin ndaj xhamisë në Iran, ku humbën jetën më shumë se 27 persona.

“Eshton i dënon fuqishëm këto sulme të frikshme terroriste, për të cilat nuk ka justifikim”, tha zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Maja Kocijanciq.

Grupi rebel Xhundollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj xhamisë shite Zahedan, qytet në juglindje të Iranit, në kufi me Pakistanin.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG