Ndërlidhjet

Kreu i BP-së pritet të japë dorëheqje


Mediat britanike raportojnë se kreu i kompanisë British Petrolium, Toni Hajuard, pritet të shpallë dorëheqjen.

Duke cituar brime të paidentifikuara, BBC dhe “Sunday Telegraph” raportojnë se bisedimet për të ardhmen e Hajuardit janë zhvilluar gjatë fundjavës.

Të njëjtat burime thonë se njoftimi zyrtar pritet të bëhet në 24, përkatësisht në 48 orët e ardhshme.

Gjiganti energjetik, British Petrolium, ka qenë nën presion të madh për të ndaluar rrjedhjet e naftës, të shkaktuara nga një gabim teknik. Ato kanë prekur shumë zona të Shteteve të Bashkuara, si: Luzianën, Misisipin, Alabamën dhe Floridën. Autoritetet ende po bëjnë përpjekje për të ndaluar plotësisht rrjedhën.
XS
SM
MD
LG