Ndërlidhjet

Irak: Militantët vrasin pesë ushtarë



Militantë të dyshuar të Al Kaidës kanë vrarë sot pesë ushtarë irakianë në një postbllok në Bagdadin perëndimor, dhe e kanë vënë flamurin e zi para largimit nga skena e ngjarjes.

Kjo ishte e dyta herë që flamuri i Al Kaidës paraqitet në skenën e sulmit.

Sulmet ndodhën gjatë vakumit politik pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat nuk arritën të nxjerrin një fitues të qartë.

Të hënën, presidenti amerikan Barak Obama e riafirmoi qëllimin e Uashingtonit për t'i hequr trupat amerikane nga Iraku deri në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG