Ndërlidhjet

Policia: Talibanët ekzekutuan gruan në publik



Policia afgane tha se kryengritësit talibanë kanë ekzekutuar publikisht një grua afgane duke e akuzuar për tradhëti bashkëshortore.

Një zyrtar i lartë i policisë (Abdul Xhabar) në provincën veriperëndimore Bagdis, tha se vejusha 48 vjeçare është goditur disa herë me kamxhik përpara qe të qëllohet për vdekje në rajonin e largët Kades, i cili mbahet nga militantët.

Zëdhënësi i talibanëve tha se nuk ka dijeni për vrasjen dhe se nuk mund ta komentojë.
XS
SM
MD
LG