Ndërlidhjet

Zjarret radioaktive, rreziku më i ri nga Rusia



Zyrtarët rusë kanë konfirmuar të mërkurën për herë të parë praninë e zjarreve në rajonet me ndotje radioaktive. Ky konfirmim erdhi një ditë pasi organizata Greenpeace akuzoi autoritetet ruse se po mundohen të fshehin sa më shumë rrezikun e vërtetë të zjarreve radioaktive.

Zyrtatët rusë thonë që 28 zjarre janë numëruar në rajonin tashmë shumë të ndotur, Brijansk, gjatë ditëve të fundit. Ky rajon është një nga më të ndoturit në botë pas katastrofës së Çernobilit më 1986, ku shpërtheu një nga uzinat bërthamore në Ukrainën fqinje. Ekspertët gjithashtu kanë alarmuar rreth mundësisë që dheu radioaktiv mund të përzihet me ajër së bashku me hirin e shkaktuar nga zjarret dhe përpjekjet e zjarrfiksëve.
XS
SM
MD
LG