Ndërlidhjet

Rritet çmimi i bukës në Rusi




Çmimet e bukës në Moskë shënuan rritje për 20 % gjatë ditëve të fundit pas thatësirave rekorde në këtë vend.

Çmimi i një cope buke nga 15 rubla ruse apo 50 cent shkoi në 18 rubla. Në të njejtën kohë dyqanet rregullisht vendosin shenja paralajmëruese për konsumatorët se çmimi i bukës mund të rritet për 30 deri në 50 %.

Thatësirat e fundit në Rusi shkatërruan së paku 10 milion hektarë të tokës ruse. Kryeministri rus, Vladimir Putin, javën e kaluar njoftoi për ndalimin e eksportimit të grurit me qëllim që të krijohen rezerva.

Kjo ndalesë e eksportit pritet të mbetët në fuqi deri më 31 dhjetor.
XS
SM
MD
LG