Ndërlidhjet

Turqi: Izolohet zjarri përgjatë naftsjellësit



Zyrtarët turqë thonë se zjarri që nisi përgjatë një linje furnizimi me naftë tashmë është nën kontroll.

Ky zjarr erdhi si pasojë e një shpërthimi përgjatë naftësjellësit 970 kilometërsh, që transporton naftë nga Kirkuku i Irakut për në portin turk, Xhejhan.

Zyrtarët e Turqisë dyshojnë se fajtor për shpërthimin është Partia Punëtore Kurde. Shpërthimi afër fshatit Midijat, vrau dy persona që po udhëtonin me makinë në afërsi.

Ekspertët e mjeteve plasëse kanë gjetur dhe çarmatosur një bombë tjetër përgjatë të njëjtit naftësjellës, deri sa zjarrëfikësit tentonin që të ndalonin zjarrin e bombës së parë.
XS
SM
MD
LG