Ndërlidhjet

Daçiç merr leje të vizitojë Kosovën



Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, do të vizitojë të dielën Graçanicën, ndërsa bëhet e ditur se vizita realizohet me lejen e Prishtinës zyrtare.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e nesërme e zyrtarit të lartë serb në manastirin e Graçanicës do të realizohet me lejen e institucioneve të Kosovës.

Kuçi u ka deklaruar mediave lokale se kërkesa e Daçiçit është miratuar pasi vizita e tij realizohet për qëllime fetare.
XS
SM
MD
LG