Ndërlidhjet

SHBA: Obama notoi në plazhin e Floridës dhe premtoi ripërtritje


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka ofruar përkushtime të reja për ripërtritjen e ekonomisë dhe të ambientit, në rajonet e dëmtuara nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, që ishte katastrofa më e madhe e ambientit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Mbrëmë zoti Obama notoi në bregdetin në Floridë dhe tha se hapërisat e bregdetit të Gjirit janë të “hapura për biznes” dhe të sigurta për turistët.

Presidenti Obama theksoi se nafta nga pusi i dëmtuar i kompanisë British Petroleum më nuk po rrjedh në Gjirin e Meksikës, por ka premtuar se administrata e tij dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë punën derisa dëmtimet të riparohen.

Zyrtarët thonë se prej 15 korrikut nuk ka rrjedhë naftë në Gjirin e Meksikës, pasi kompania BP me sukses e zgjidhi problemin.

Vlerësohet se pas eksplodimit në platformën e kompanisë më 20 prill, kanë rrjedhur afro 5 milionë fuqi naftë.
XS
SM
MD
LG