Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet ish reshteri për rryshfet në Afganistan



Prokurorët në Shtetet e Bashkuara thanë se mund të kërkojnë deri 15 vjet burg dënim për ish rreshterin e ushtrisë në Afganistan, për shkak të një skeme korruptive ku u përfshinë mbi një milionë dollarë në karburant.

Majkëll Duger, 27 vjeç, u deklarua fajtor në gjykatën në Virxhinia për shkak se në bashkëpunim me të tjerë kishte pranuar më shumë se 400 mijë dollarë rryshfet nga një kontraktor, për të vjedhur karburant nga një qendër të ushtrisë amerikane në provincën Logar.

Bashkëpunëtori i ti, ish rreshteri Stevan Nathan Ringo, gjithashtu është akuzuar.
XS
SM
MD
LG