Ndërlidhjet

KB kritikon Iranin për racizëm dhe diskriminim



Paneli kundër racizmit i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Iranit që të bëjë më shumë për të luftuar racizmin dhe diskriminimin etnik.

Komiteti i KB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor tha se përfaqësues të komuniteteve arabe, azere, balohe, kurde dhe bahai, po diskriminohen në baza të rregullta në fushat e shëndetësisë, arsimit, strehimit dhe punësimit.

Komiteti gjithashtu citoi raporte të zyrtarëve iranianë që kanë nxitur urrejtje racore, dhe nënvizon se gratë e këtyre grupeve etnike po përballen me diskriminime të dyfishta.
XS
SM
MD
LG