Ndërlidhjet

Holandë: Dy të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm



Dy persona janë ndaluar nga policia në Holandë pasi në bagazhet e tyre janë gjetur “objekte të çuditshme”. Të ndaluarit udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara dhe u ndaluan pas dyshimeve të lindura gjatë kontrollit në aeroport.

Mediat amerikane raportojnë se në çantat e personave në fjalë është gjetur një telefon celular i lidhur me një shishe medikamentesh si dhe thika dhe orë dore.Ata u lejuan të udhëtojnë, por autoritetet amerikane kërkuan nga ato holandeze t’i ndalonin me të zbritur në aeroport.

Burime të pakonfirmuara tregojnë se ndaj tyre janë ngritur akuzat për përgatitje të sulmeve terroriste.Të arrestuarit janë Ahmed Muhammad Nasser al-Soofi dhe Hezem al Murisi.
XS
SM
MD
LG