Ndërlidhjet

Ban: Vrasja e izraelitëve, përpjekje për t'i minuar bisedimet



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka dënuar vrasjen e djeshme të katër izraelitëve, duke e quajtur “përpjekje të zhurmshme për t’i minuar bisedimet direkte izraelito-palestineze”.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas pritet të rifillojnë nesër në Uashington një raund të ri bisedimesh.

Netanjahu tha sot se Jerusalemi duhet të mbetet “kryeqytet i pandarë i Izraelit”.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka sugjeruar se disa pjesë të Jerusalemit mund t'u jepen palestinezëve.

Statusi i Jerusalemit lindor ka qenë kontestues gjatë 17 viteve të negociatave izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG