Ndërlidhjet

Moldavi: Duket se referendumi po dështon


Referendumi për mbylljen e bllokadës politike në Moldavi, duket se ka dështuar.

Me gati të gjitha votat e numëruara, zyrtarët zgjedhorë thonë se dalja në referendumin e djeshëm, për të vendosur se a do të zgjidhet presidenti i këtij vendi me votën e popullit, ishte nën 30%.

Për të qenë referendumi i vlefshëm duhet të arrihet së paku dalja prej 33% e zgjedhësve.

Parlamenti i Moldavisë dy herë ka dështuar për ta zgjedhur pasardhësin e liderit komunist, Vlladimir Voronjin.

Alenaca qeverisëse për Integrime Evropiane, me orientim perëndimor, e ka mbështetur referendumin, si mënyrë për ta përfunduar krizën politike.

Por, komunistët e kishin kundërshtuar atë.
XS
SM
MD
LG