Ndërlidhjet

Bellorusi: Lideri i opozitës tërhiqet nga gara presidenciale



Lideri i opozitës në Bellorusi, Aleksandr Milinkeviç tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në dhjetor, për shkak se fitorja e presidentit aktual shihet si punë e kryer.

Presidenti Aleksandr Lukashenka, i cili është në pushtet prej vitit 1994, la të kuptohet se do të synojë mandatin e katërt në zgjedhjet e 19 dhjetorit.

Milinkeviç tha sot se opozita belloruse është e coptuar dhe ka dështuar të merret vesh për një kandidat të përbashkët.

Dje Lukashenka e quajti opozitën "armiq të popullit".
XS
SM
MD
LG