Ndërlidhjet

Franca i shet anije luftarake Rusisë


Ministri i Mbrojtjes së Francës ka mbrojtur shitjen e mundshme të mbajtëseve të helikopterëve Rusisë duke hedhur poshtë shqetësimet se një marrëveshje e tillë mund të rrezikojë sigurinë e Gjeorgjisë.

Disa aleat të NATO-s kanë shprehur shqetësimin për një shitje të mundshme të anijeve luftarake të teknologjisë së lartë. Shqetësimi ka të bëjë me mundësinë që pajisja e tillë mund të përdoret kundër vendeve më të vogla që janë fqinj të Rusisë.

Gjatë qëndrimit në OKB, në Nju Jork, Ministri i Mbrojtjes së Francës, Herve Morin ka hedhur poshtë rreziqet duke thënë se Rusia nuk është më Bashkimi Sovjetik.

Ministri francez gjithashtu tha se shitja e pak anijeve luftarake franceze nuk do e ndryshojnë balansin e fuqisë dhe situatës strategjike në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë shumë më të vogël.

Me muaj të tërë, Rusia ka negociuar me Francën për blerjen e anijeve të kësaj të fundit për të ngritur nivelin e pajisjeve të dala afati të ushtrisë ruse.
XS
SM
MD
LG