Ndërlidhjet

Plagosen dy turistë në Nju Delhi


Persona të armatosur kanë plagosur dy turistë tajvanezë në afërsi të një xhamie në kryeqytetin indian, Nju Delhi.

Policia thotë se sulmuesit ishin me motoçikleta derisa sulmuan më armë autobusin e turistëve. Ky sulm ndodh vetëm pak javë para se në Nju Delhi të mbahen lojërat e Komonuelthit.

Këto lojëra shihen si një evidentim i kohës kur India po bëhet pjesë e ekonomisë dhe diplomacisë globale.

Disa grupe militante kanë kërcënuar se do t’i pengojnë këto lojëra.
XS
SM
MD
LG