Ndërlidhjet

OKB: Premtohen më tepër ndihma për Pakistanin


Pakistanit i janë premtuar më tepër ndihma ndërkombëtare për kapërcimin e pasojave nga vërshimet.

Në një takim të “Miqve të Pakistanit” në selinë e OKB-së në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur premtimin në 345 milionë dollarë, ndërsa Britania tha se do të ndihmoj me 109 milionë dollarë shtesë.

Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha se Bashkimi Evropian tashmë ka kontribuar me 315 milionë dollarë dhe i ka inkurajuar vendet që të japin edhe më tepër.
XS
SM
MD
LG