Ndërlidhjet

Irak: Një i vrarë e 17 të plagosur



Një polic është vrarë e 17 persona janë plagosur si pasojë e disa sulmeve të ndodhura gjatë ditës në Bagdad.

Sipas burimeve zyrtare polici mbeti i vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë në një zonë në pjesën jugore të kryeqytetit irakian. Në orët e para të mëngjesit një sulm i ngjashëm me makinë-bombë ndodhi në të njëjtën lagjje të Bagdadit duke lënë të plagosur shtatë ushtarë. Të lënduarit e tjerë u dëmtuan nga shpërthimi i një bombe në një nga rrugët e Bagdadit.
XS
SM
MD
LG