Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshje me vreshtarët



Vreshtarët e Rahovecit kanë arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, e cila iu ka ofruar fermerëve subvencion prej 1 mijë euro për një hektar rrush.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi dhe përfaqësuesit e Shoqatës së vreshtarëve, pas një takimi që u zhvillua sot.

Kryetari i Shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shulina theksoi se janë pajtuar me ofertën e qeverisë, dhe shtoi se shuma prej 1 mijë euro për hektar do t’u paguhet deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Pagesa për pjesën e parë do të behët deri në nëntor ndërsa e dyta deri në janar të vitit të ardhshëm”, tha Shulina.

Protestat e fundit të vreshtarëve të Rahovecit u përshkallëzuan dhe rezultuan me 21 të lënduar.
XS
SM
MD
LG