Ndërlidhjet

Obama: Dyert e diplomacisë për Iranin ende janë të hapura



Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, tha se dyert e diplomacisë për Iranin ende mbeten të hapura, por shtoi se Irani duhet të dëshmojë përkushtim të besueshëm për dialog mbi programin bërthamor të tij.

Irani duhet t'ia "konfirmojë botës" qëllimet paqësore të programit të tij bërthamor, tha Obama.

Ia shtriva dorën Republikës Islamike vitin e kaluar dhe nënvizova se ajo ka të drejta dhe përgjegjësi si anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu thashë në këtë sallë se Irani duhet të japë llogari nëse dështon t’i përmbushë këto përgjegjësi. Kjo është ajo që kemi bërë”, tha Obama.

Presidenti Obama gjithashtu u bëri thirrje liderëve botërorë që t'i mbështesin përpjekjet e tij të reja për paqe në Lindjen e Mesme, si dhe i bëri thirrje Izraelit që ta zgjatë moratoriumin mbi ndërtimet në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG