Ndërlidhjet

Sejdiu do t'i drejtohet opinionit kosovar


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pritet që në këto momente t’i drejtohet opinionit në Kosovë për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se ai ka shkelur seriozisht Kushtetutën e Kosovës duke mbajtur dy poste.

Presidenti i Kosovës, pak pas orës 12 ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës prej nga edhe do t’i drejtohet opinionit, me gjasë rreth këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Fatmir Sejdiu ishte pjesë e delegacionit të lartë kosovar në Nju Jork i cili në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po zhvillon takime të shumta me liderë botërorë duke lobuar kështu për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG