Ndërlidhjet

Xhimi Karter u lirua nga spitali



Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, u lirua sot nga spitali në Ohajo, ku i kaloi dy ditë pas një infektimi viral, i cili, siç thanë mjekët, i shkaktoi probleme me stomakun.

85 vjeçari Karter u sëmur të martën gjatë një fluturimi nga Atlanta në Klivlend, ku ishte nisur që ta promovojë librin e tij të ri "Ditari i Shtëpisë së Bardhë".

Karter, ish fermer i kikirikave, i cili u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1976, i ka kaluar vitet e fundit duke u angazhuar për paqe dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i sollën Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002.

Në librin e tij, Karter shkruan se ngjarjet që i kushtuan mandatin e dytë në vitin 1980 ishin kriza e pengjve në Iran dhe sfida paraprake nga senatori demokrat Ted Kenedi.

Karter është autor i më shumë se 20 librave, përfshirë librin "Paqja Palestineze, Jo Apartheidi", në vitin 2006 lidhur me përvojën e tij në Lindjen e Mesme, dhe libri i vitit 2005 "Vlerat Tona të Rrezikuara: Kriza Morale Amerikane".
XS
SM
MD
LG