Ndërlidhjet

Druidët edhe zyrtarisht njihen si fe në Britani


Tradita e lashtë pagane e druidëve tash e tutje edhe zyrtarisht do të njihet si religjion në Britani të Madhe.

Rrjeti i druidëve, një grup prej 350 pjesëtarësh do të lirohen nga taksat në donacione pasi organizata gjysmë qeveritare, Komisioni Humanitar, i dha statusin e organizatës bëmirëse njejtë sikurse organizatave të feve tjera.

Druidët kanë praktikuar me mijëra vite në Britani, duke adhuruar forcat e natyrës si vetëtimat, diellin dhe shpirtërat që ata besojnë se ngrihen nga vende si malet, pyjet dhe lumenjët.
XS
SM
MD
LG