Ndërlidhjet

Dënohet moslejimi i hyrjes në Kosovë të Nikoliqit


Partia “Serbia e Re” ka dënuar përmes një komunikate vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndalojë hyrjen në Kosovë të liderëve të opozitës serbe, Tomislav Nikoliq dhe Velimir Iliq.

Tomislav Nikoliq është kthyer menjëherë për Serbi, ndërsa Velimir Iliq gabimisht është lejuar që të futet në Kosovë, mirëpo më pas është ndaluar në jug të Mitrovicës. Iliqit, Policia e Kosovës nuk ia ka plotësuar dëshirën që të kthehet në Serbi përmes pikës kufitare Jarinë të Leposaviqit, por ai është nisur drejt pikës kufitare të Merdares.
XS
SM
MD
LG