Ndërlidhjet

Vulf: Nuk e harrojmë mbështetjen nga Xhorxh Bushi i vjetër


Gjermania sot feston 20 vjetorin e bashkimit të shtetit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u ribashkua pas 4 dekadash të ndarjes. Këtë ditë, për Presidentin gjerman, Kristijan Vulf, një person ka merita të veçanta.

“Ne nuk do ta harrojmë përkrahjen për unifikim nga ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i vjetri. Për të gjitha këto, ne jemi përjetësisht mirënjohës. Gjermania si tërësi ishte në gjendje që të bëhet sërish një anëtar i barabartë i komunitetit ndërkombëtarë" vlerësoi Presidenti gjerman, Kristijan Vulf.

Ribashkimi gjerman ndodhi 11 muaj pas rrëzimit të Murit të Berlinit që karakterizoi edhe rënien e komunizmit në lindje. Në një deklaratë të veçantë, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka uruar Gjermaninë për këtë përvjetor duke e quajtur këtë shtet një nga “aleatët më të afërt dhe miqtë më të mirë” të Amerikës. Ndërkaq Gjermania ka pranuar sot urimet për 20 vjetorin e unifikimit të shtetit dhe nga Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev.
XS
SM
MD
LG