Ndërlidhjet

Lojërat e Komonuelthit goditen edhe nga një problem tjetër


Lojërat e Komonuelthit që priten të nisin sonte, janë goditur edhe nga një problem, ethet tropikale.

Pak orë para ceremonisë zyrtare, një zyrtar indian është dërguar në spital ndërsa tashmë është konfirmuar se arsye për këtë ishin ethet. Shumë atletë janë të shqetësuar nga kushtet higjenike në kompleksin ku pritet të mbahen lojërat e komonuelthit.

Sipas mediave në Indi, me ethet tropikale që janë sëmundje ngjitëse, janë infektuar 3500 persona gjatë këtij viti vetëm në Nju Delhi, 7 prej të cilëve kanë vdekur.

Lojërat e Komonuelthit që për herë të parë do të mbahen në Indi kësaj radhe janë karakterizuar edhe me akuza për korrupsion, vonesa në ndërtimin e kompleksit ku do të mbahen lojërat si dhe shqetësimet për sigurinë e pjesëmarrësëve.
XS
SM
MD
LG