Ndërlidhjet

SHBA: Dejvid Bekam shënon gol pas 13 muajve



Futbollisti anglez Dejvid Bekam e ka shënuar golin e parë për ekipin Los Anxheles Galaksi në sezonin e ri, duke u ndihmuar bashkëlojtarëve të vet që ta mundin ekipin Çivas U.S.A. me rezultat 2:1.

Bekam e goditi rrjetën nga gjuajtja e lirë nga largësia prej 20 metra në minutën e 39.

Me golin e djeshëm, Bekam e ndëpreu periudhën e "keqe", e cila filloi në 9 shtator të vitit të kaluar kur e pat shënuar golin e fundit kundër Torontos.

Lëndimi i thembrës së Akilit e kishte ndarë nga fusha për gjashtë muaj mesfushorin anglez.
XS
SM
MD
LG