Ndërlidhjet

Proteston opozita në Rusi


Qindra përkrahës të opozitës ruse kanë marrë pjesë në një protestë të shtunën, ndërsa demonstrata përfundoi pa arrestime.

Rreth 1500 persona morrën pjesë në protestën që moto kishte, “Për një Rusi pa korrupsion dhe udhëheqje arbitrare”. Protesta u udhëhoqë nga liderë të opozitës ruse përfshirë edhe ish ministrin, Boris Nemtsov dhe ish kryeministrin Mikael Kasijanov.

Protestat opozitare në sheshin Bolotnaja, në qendër të Moskës janë të sanksionuara nga autoritetet në Rusi. Në protestat e deritanishme, të gjitha pa leje zyrtare, ndërhynte policia në mënyrë rapide.
XS
SM
MD
LG