Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë të NATO-s në Afganistan


Nga një sulm me bombë në pjesën perëndimore të Afganistanit, sot janë vrarë katër ushtarë të NATO-s.

Aleanca nuk ka dhënë detaje për kombësinë e ushtarëve.

Në këtë pjesë të Afganistanit janë të vendosur ushtarët nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Lituania.

Vetëm këtë muaj, në Afganistan janë vrarë së paku 35 ushtarë të jashtëm.

Dje u vranë gjashtë ushtarë amerikanë, ndërsa javën e kaluar, katër pjesëtarë të ushtrisë italiane u vranë nga sulmi me bombë.
XS
SM
MD
LG