Ndërlidhjet

Protestat paralizojnë Francën



Gjatë ditës pritet intensifikimi i protestave në Francë, të cilat janë nxitur nga planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 60 në 62 vjec.

Protestat do të mbahen në mbi 200 qytete e qyteza të Francës, çfarë pritet të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të trafikut ajror, hekurudhor, pezullim të mësimit dhe bllokim në fusha të tjera. Rafineritë e naftës janë mbyllur për një javë e për pasojë qindra pika furnizimi kanë mbetur pa karburant.

Presidenti francez Sarkozi të hënën përsëriti se do të vazhdojë me planet për reforma.
XS
SM
MD
LG