Ndërlidhjet

SHBA-të akuzojnë Sirinë e Iranin



Shtetet e Bashkuara sot kanë akuzuar Sirinë dhe Iranin se po nxisin tensionet në Liban, duke armatosur Hezbullahun, çfarë është në kundërshtim me rezolutën e OKB-së.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, tha se Siria dhe Irani po kërkojnë "të zhvlerësojnë pavarësinë e Libanit dhe të rrezikojnë stabilitetin".

Deklarata u bë gjatë debatit që u zhvillua në Këshillin e Sigurimit lidhur me tensionet më të fundit në Liban dhe sulmin ndaj hetuesve të OKB-së që ndodhi të mërkurën në Bejrut.
XS
SM
MD
LG