Ndërlidhjet

Europarlamentarët në Tiranë për krizën



Delegacioni për Evropën Juglindore i Parlamentit Evropian, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë, ka diskutuar ngërçin politik me kryeministrin dhe me kreun e opozitës socialiste.

Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, u diskutua oferta e shumicës qeverisëse për të hetuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 28 qershorit 2009, me përjashtim të atyre për të cilat ka vendim gjykate.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga palët lidhur me takimin mes europarlamentarëve dhe kreut të PS-së Edi Rama.
XS
SM
MD
LG