Ndërlidhjet

Zbulohen trupat e 5 policëve afganë



Trupat e pesë policëve afganë janë gjetur në Afganistanin lindor një javë pasi policët u zhdukën gjatë një sulmi nga luftëtarët talibanë.

Shefi i policisë së provincës Uardak tha se fshatarët i kishin zbuluar trupat të shtunën në mbrëmje.

Gjashtëmbëdhjetë policë afganë u zhdukën në 1 nëntor pasi luftëtarët talibanë e pushtuan qarkun Hogiani në provincën Gazni, dhe u vunë zjarrin ndërtesave qeveritare.

Trupat e katër policëve u gjetën disa ditë më vonë në qytetin Gazni, ndërsa shtatë policë ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG