Ndërlidhjet

Londra kërkon raporte të fuqishme me Kinën



Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun tha se vendi i tij synon arritjen e “një marrëdhënie më të fortë” me Kinën. Kameruni nis një vizitë në Kinë, e cila si mision kryesor ka rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Pekinit e Londrës. Vetë Kamerun e ka cilësuar vizitën e tij dy ditore si “mision tregtar me rëndësi jetike”.

Përveç disa anëtarëve të kabinetit, Kamerun do të shoqërohet dhe nga rreth 50 përfaqësues të bizneseve britanike.
XS
SM
MD
LG