Ndërlidhjet

Obama dekoron ushtarin e gjallë, të parin pas 37 vjetësh



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka dekoruar me Medalje të Nderit një ushtar për aktin heroik gjatë luftës në Afganistan.

Togeri Salvatore Xhunta është i pari ushtar i gjallë prej vitit 1973 të cilit i ndahet kjo mirënjohje më e lartë ushtarake.

Medaljen, e cila ndahet prej vitit 1863, Xhunta e fitoi për shkak se në tetor, 2007, pat shpëtuar dy ushtarë amerikanë nga pusia e talibanëve.

Medalja e Nderit është ndarë rreth 3.500 herë, kryesisht pas vdekjes, në 147 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG