Opozita në Maqedoni kërkon zgjedhje të parakohshme. LSDM-ja thotë se në dhjetor do të paraqesë mocionin për votëbesimin e, siç thotë, “qeverisë jo-popullore dhe anti-integruese të Gruevskit”. Ndërsa, partitë në pushtet thonë se nuk u frikësohen kërkesave të këtilla të opozitës, pasi janë të gati për matjen e forcave në zgjedhje.
Kërkesën e Lidhjes Social-demokrate për zgjedhje të parakohshme parlamentare, do ta shqyrtojë seriozisht, VMRO-DOMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevskit.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie, Petar Pop Arsov, thotë se VMRO-ja ka mbështetjen absolute të elektoratit, andaj edhe nuk frikësohet aspak nga kërkesat e këtilla të opozitës.
“Të gjithë treguesit vënë në dukje se VMRO-DPMNE është në përparësi absolute në raport me partitë opozitare. Nga ky këndvështrim, mendoj se zgjedhjet e parakohshme neve na përgjigjen në çdo aspekt. Andaj, edhe ne, me seriozitet do të analizojmë çdo iniciativë që vjen nga ana e opozitës”, deklaron deputeti Pop Arsov.
Kërkesën për zgjedhje të parakohshme e ka paraqitur lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, në një tubim të opozitës të mbajtur të dielën në mbrëmje në qytetin e Shtipit.
Sipas Cërvenkovskit, në dhjetor partia e tij do të paraqesë mocionin për votëbesimin e Qeverisë dhe me këtë rast kërkoi nga të gjitha partitë opozitare dhe ato që janë në koalicion me VMRO-në, të votojnë kundër, siç u shpreh, “qeverisë jopopullore” të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Kërkesa doli menjëherë pas Samitit të Lisbonës, ku Maqedonia nuk u përmend fare për shkak të moszgjidhjes së kontestit rreth emrit me Greqinë.
Opozita konsideron se Qeveria aktuale ka bllokuar përfundimisht procesin e integrimin dhe daljen nga kjo situatë, e sheh përmes zgjedhjeve të parakohshme.
Sa u përket partive shqiptare, edhe BDI-ja në pushtet thotë se është se nuk u frikësohet zgjedhjeve dhe se do ta shqyrtojë seriozisht çdo kërkesë që vjen nga opozita. BDI-ja do të shqyrtojë edhe pozicionin e saj në Qeveri pas dështimit të vendit në Samitin e Lisbonës.
"Ne, si institucione dhe si subjekt politik, përkrahim çdo iniciativë dhe çdo veprim që përshpejton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sigurisht që pas Samtit të Lisbonës besoj se të gjitha subjektet politike do të duhet ta shqyrtojnë veprimin e mëtutjeshëm, do të duhet të marrin edhe qëndrime të qarta”.
“BDI-ja ka organet e saj të konstituuar dhe shpresoj që shumë shpejt organet do të diskutojnë se çka do të bëjë BDI-ja dhe cili do të jetë veprimi i saj i mëtutjeshëm", thotë Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Nga Demokracia e Re e opozitës thonë se kjo Qeveri duhet të bie, pasi, sipas saj, është “qeveria më anti-integruese dhe më anti-shqiptare”. Zëdhënësi, Arianit Hoxha thotë se Demokracia e Re mbështet fuqishëm mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha aspektet, mbahet mend si qeveria më anti-NATO, anti-BE dhe normalisht si qeveria më anti-shqiptare. Absolutisht mendojmë se kjo qeveri duhet të largohet, dhe ne si parti opozitare normalisht se mbështesim zgjedhjet e parakohshme në rast të shpalljes së tyre”, shprehet Arianit Hoxha.
Në bazë të anketave të fundit të realizuara nga agjenci dhe organizata të ndryshme, shumica e qytetarëve të Maqedonisë, madje mbi 55 për qind e tyre janë të dëshpëruar nga partitë politike, andaj edhe nuk do të votonin asnjë prej partive politike në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Në rritje e sipër është edhe numri i të papërcaktuarve, ndërsa shumica e atyre që mendojnë të dalin në votime, sërish do të përcaktoheshin për partitë në pushtet, maqedonasit për VMRO-DPMNE-në, kurse shqiptarët për Bashkimin Demokratik për Integrim.