Ndërlidhjet

Aktpadi për gruan e Arkanit?



Prokuroria serbe ka finalizuar aktakuzat ndaj këngëtares Svetllana Raznatoviç, e njohur si Ceca, njoftojnë mediat vendore. Padia nuk po bëhet ende publike për shkak të presioneve politike.

Sipas gazetës Blic, ish bashkëshortja e Arkanit, një prej drejtuesve të botës së nëntokës dhe luftrave në ish Jugosllavi, akuzohet për përfitime të pandershme të rreth 3 milionë dollarëve nga së paku nëntë transfera futbolli.

Krimet për të cilat akuzohet Ceca kanë ndodhur në periudhën 2000-2003 kur ajo ishte presidente e klubit të futbollit Obiliq.
XS
SM
MD
LG