Ndërlidhjet

Pyetësori BE-Serbi nuk pyet për Kosovën



Përgjigjet në më shumë se një mijë pyetje, që nga Brukseli i ka sjellë Komisioneri evropian i Zgjerimit Shtefan Fyle, do të bëhen gati deri në fund të janarit, ka premtuar kryeministri serb Mirko Cvetkoviq.

Pas kësaj, sipas Cvetkoviqit do të pasojnë konsultimet me Komisionin Evropian, për pyetjet e mundshme shtesë, me qëllim që në gjysmën e vitit 2011 të merret statusi i vendit kandidat.

Megjithatë, optimizmi bie për shkak të raportit ndaj pyetjes, që mbetet kryesorja- Kosova.

“Kosova nuk është përfshirë në pyetësor. Por, pavarësisht kësaj, ekzistojnë një numër i pyetjeve sa i përket bashkëpunimit Beograd-Prishtinë”, tha Fyle.

Progresi i mëtejm për Serbinë, sipa Fyles mbetet i varur nga arrestimi i të kërkuarve për krime lufte.

“Prioriteti kryesor duhet të vazhdojë... arrestimi i suksesshëm i Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit“, ka thënë Fyle.
XS
SM
MD
LG