Ndërlidhjet

Lipjan: Policia ndalon tre persona, hoqën flamurin e Kosovës


Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se policia i ka arrestuar tre pjesëtarë të kësaj lëvizjeje në Lipjan, ndërsa po ndërronin flamujt shtetërorë të Kosovës me ata kombëtarë.

Kjo Lëvizje thotë se aktivistët e arrestuar janë: Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qëndrim Kastrati.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se në Lipjan është hapur procedura ndaj tre personave, nën akuzën largim i simboleve shtetërore.

Të tre personat, të cilët sipas Kelanit, në polici kanë thënë se nuk i përkasin asnjë subjekti politik apo joqeveritar, janë liruar dhe ndaj tyre do të zhvillohet procedura e rregullt.

Ndryshe, me rastin e 28 Nëntorit, Rjeti i Organizatave Shqiptare ka dekoruar të gjitha qytetet e Kosoves me flamuj kuq e zi.

Lëvizja Vetevendosje ka thene se ky aksion do të vazhdojë, "në mënyrë që gjatë festës kombëtare, Ditës së Flamurit Kosova të jetë e dekoruar vetëm me flamuj kombëtarë".
XS
SM
MD
LG