Ndërlidhjet

19 vende refuzojnë ceremoninë e Nobelit për Paqe



Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se Kina dhe 18 vende të tjera nuk kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe me 10 dhjetor.

Fituesi i këtij viti i çmimit është disidenti i burgosur kinez, Liu Xiaobo. Në mesin e vendeve që kanë refuzuar pjesëmarrjen me justifikime të ndryshme janë Afganistani, Irani, Iraku, Kazakistani, Pakistani, Rusia, Serbia dhe Ukraina.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze i ka denoncuar mbështetësit e fituesit të çmimit Nobel për Paqe si klounë që po marrin pjesë në një farsë.
XS
SM
MD
LG