Ndërlidhjet

Arrestohet Sanaderi



Mediat kroate njoftojnë se është arrestuar në Austri ish kryeministri, Ivo Sanader. Arrestimi raportohet të ketë ndodhur vetëm disa orë pas bërjes publike të urdhërarrestit ndërkombëtar nga Prokuroria e Kroacisë në rajonin e Salzburgut.

Sanaderi u largua nga vendi pak orë përpara diskutimit në parlament të kërkesës për heqjen e imunitetit. Prokuroria deklaroi se Sanaderi dyshohet për keqpërdorim të detyrës.

Ivo Sanderi ka drejtuar qeverinë e Unionit Demokratik Kroat nga viti 2003 deri në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG