Ndërlidhjet

Ballkani e vlerëson Hollbrukun si njeri që i dha fund luftës


Riçard Hollbruk, arkitekti i paqes që përfundoi konfliktin e Bosnjes dhe i dërguari amerikan në Ballkan gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1998-1999, mik i rajonit, kanë thënë liderët e Ballkanit.

Ish ministri i jashtëm kroat, Mate Graniq, i cili ishte pjesëmarrës në negociatat e Dejtonit, që përfunduan konfiktin boshnjak tha se “Holbruku ishte njëri nga diplomatët më të mëdhenj amerikanë” në 20 vitet e kaluara.

“Shumica e meritave për nënshkrimin e marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës dhe krijoi paqe në Bosnje i takojnë atij”, ka thënë Graniq.

Në Sarejevë, një reagim vjen nga përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, i cili i dha meritat Holbrukut për marëveshjen e paqes.
XS
SM
MD
LG