Ndërlidhjet

Medinë: Përleshje mes shiitëve e sunitëve


Një zyrtar saudit i sigurisë ka bërë të ditur se përleshje të dhunshme kanë ndodhur në mes të banorëve të qytetit të shenjtë të Medinës në Arabinë Saudite, ndërsa komuniteti mysliman shiit shënoi ditën e shenjtë të kalendarit të tyre vjetor.

Forcat e sigurisë ishin thirrur për të qetësuar situatën dhe shpërndarë turmën.

Zyrtari nuk ka shpjeguar arsyet e përleshjeve të së enjtes.

Por, një faqe shiite e internetit, Rasid, raportoi se qindra sunitë sulmuan shiitët ndërsa po merrnin pjesë në ceremoninë e Ashureve që shënon vdekjen e nipit të profetit Muhamed, Hyesinit.
XS
SM
MD
LG