Ndërlidhjet

Moskë: Khodorkovski u shpall fajtor


Një gjykatë në Moskë e ka shpallur sot fajtor për përvetësim, Mikhail Khodorkovskin, ish shefin e kompanisë së naftës Jukos, dhe partnerin e tij të biznesit, Platon Lebedev.

Ky ishte procesi i dytë gjyqësor kundër Khodorkovskit, i cili prej vitit 2003 gjendet në burg, në vuajtje të dënimit për vjedhje dhe shmangie të tatimit.

Në procesin e dytë, i cili ka zgjuar interesim ndërkombëtar, Khodorkovski dhe Lebedev, u shpallën fjatorë për vjedhje të 218 milionë tonë naftë.

Aktualisht gjyqtari ende po e lexon vendimin. Ky lexim mund të zgjasë me orë të tëra.

Të dy personat mund të dënohen me 14 vjet burgim, sa kanë kërkuar prokurorët.

Qindra mbështetës të Khodorkovskit u tubuan afër ndërtesës së gjykatës me parulla “Liri” dhe “Rusia pa Vlladimir Putinin”.
XS
SM
MD
LG