Ndërlidhjet

Elton Xhon bëhet baba



Ylli i muzikës pop, Elton Xhon dhe partneri i tij janë bërë prindër të një djali. Fëmija quhet Zakari Xhekson Levon Furnish-Xhon, ka lindur ditën e Krishtlindjeve dhe peshonte 3.6 kg.

I biri i Elton Xhonit ka lindur në Kaliforni nga një grua e cila ka pranuar të jetë nëna biologjike e djalit të këngëtarit.

Elton Xhon dhe partneri i tij Dejvid Furnish u përpoqën të birësonin një fëmijë të infektuar nga virusi HIV në Ukrainë, por nuk u lejuan nga rregulloret qeveritare.
XS
SM
MD
LG