Ndërlidhjet

Obama: Al-Kaida nën presion më të madh


Presidenti amerikan Barak Obama tha se zyrtarë të lartë të grupit ekstremist Al-Kaida janë nën “presion më të madh” nga forcat aleate të udhëhequra nga SHBA-të sesa “më herët” dhe se ata po fshihen në rajonin kufitar të Afganistanit dhe Pakistanit.

Obama bëri këto komente në një deklaratë që shënon përvjetorin e parë të sulmit në një bazë amerikane në Afganistan, që pat lënë të vrarë 7 punonjës të CIA-s.

Obama tha se 7 punonjësit e CIA-s treguan kuptimin e vërtetë të nderit dhe të sakrificës vetëmohuese.

Ai tha se SHBA është më e sigurt për shkak të punës në komunitetin e shërbimeve informative dhe u zotua se SHBA do të ofrojë trajnim dhe mjete, në mënyrë që profesionistët të kompletojnë misionet e tyre.

Punonjësit e CIA-s qenë vrarë një vit më parë në një bazë amerikane në provincën jug-lindore të Khostit nga një sulmues vetëvrasës, për të cilin më vonë zyrtarët thanë se ishte agjent jordanez i dyfishtë.
XS
SM
MD
LG